Reagon Sukaj: Parimisht kam rënë dakort me klubin, por ende nuk kam firmosur
Pas lajmit të publikuar para pak minutash, për arritjen e akordit mes sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj dhe drejtuesve të Vllaznisë, ka reaguar edhe vetë futbollisti.

Sukaj e konfirmon marrëveshjen paraprake me Vllazninë dhe tregon se sot ose nesër duhet të takohet me drejtuesit për të mbyllur gjithçka.

“Parimisht kam rënë dakort me klubin, por ende nuk kam firmosur. Sot ose nesër duhet të takohem me drejtuesit për të mbyllur gjërat”, – ka deklaruar Sukaj. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori