Reagon UEFA: Aleksander Ceferin nuk ka përmendur datë se kur duhet të përfundojë Liga e Kampioneve
UEFA ka bërë të ditur se deklarata e Aleksander Ceferin për Ligën e Kampionëve është keqkuptuat dhe se ai nuk ka thënë që Liga e Kampionëve do të përfundojë më 3 gusht.

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë kishte dhënë një intervistë për ZDF duke thënë se garat duhet të mbylleshin në fillim të muaji gusht.


Sidoqoftë, UEFA ka lëshuar një njoftim ku thuhet se Ceferin nuk ka përmendur asnjë datë se kur mund të përfundojnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Evropës.

“Është raportuar se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë në ZDF në Gjermani se Liga e Kampionëve duhet të mbyllet më 3 gusht”, thuhet në njoftim.

“Ajo gjë nuk është e vërtetë. Presidenti nuk kishte përmendur data se kur mund të mbyllet sezoni”.

“UEFA është aktualisht duke i analizuar të gjitha situatat dhe duke punuar me kampionatet evropiane se kur mund të rikthehet futbolli”.


“Qëllimi kryesor është që të kujdesemi për shëndetin publik dhe më pas të shikojmë futbolli. Duke u bazuar në këtë, jemi duke analizuar situatën që futbolli të rikthehet në korrik dhe të mbyllet në muajin gusht” thuhet më tej në njoftimin e UEFA-s.
Shtuar më 05/04/2020, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori