Real: 30 milione euro per De Rossin
Albeu.com
Real Madridi nuk planifikon të ndalet gjatë këtij afati kalimtar. Informatat e fundit janë se Mbretërit kanë ofruar 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Romës, Daniele De Rossi.
“Marca” shkruan se Los Blancos kanë kontaktuar me Giallorossët për të realizuar planin rezervë të presidentit Florentino Perez, nëse dështon transferimi i Xabi Alonsos nga Liverpooli.

Redsat kërkojnë 47 milionë euro për mesfushorin spanjoll, ndërsa nëse kjo shifër nuk zvogëlohet, atëherë Merengues mendojnë se De Rossi është lojtari që mund të përshtatet me superyjet e sapotransferuar: Kaka, Ronaldo dhe Benzema.
Shtuar më 08/07/2009, ora 19:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori