Real-Atletico, Koke: I mundim sërish në "Bernabeu"
Pëlqej
Fanella e Atletico Madrid e mbush me krenari Jorge Resurresuion, apo siç e njohin të githë në botën e futbollit, Koke. Kjo ndjesi e mesfushorit spanjoll bëhet edhe më e fortë në prag të derbit të nesërm kundër Real Madrid.

"Dita e derbit është superemocionuese. Ne luanim derbin mes miqsh kur ishim të rinj, ndërsa tani që jam një lojtar në fushë dhe mbaj fanellën bardhëkuqe, më bën shumë krenar. Të shtunën shkojmë shumë të fortë në "Santiago Bernabeu". Do të jetë e vështirë përsëritja e suksesit të sezonit të shkuar, por ne do zbresim në fushë për t’i mundur. Tek Atletico jemi si një familje", është shprehur Koke.

Real Madrid-Atletico Madrid luhet nesër në ora 20:00. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2014, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori