Real-Atletico, Marca: "Riedicioni i finales së Libonës"
Kapriçoja e goglave të Nyonit solli në skenën e çerekfinaleve derbin e Madridit, Atletico-Real, përballje që të rikujton finalen e madhe të Lisbonës një sezon më parë kur Sergio Ramos me atë gol në sekondat e fundit të kohës së rregullt ndryshoi rrugën e trofeut.

Për këtë arsye e përditshmja madrilene "Marca" e titullon: "Riedicioni i finales së Libonës".

Gjithsesi që nga ajo kohë Reali nuk e di se çfarë është fitorja ndaj Atleticos para pak më shumë se një muaji, "Los Colchoneros" i poshtëruan djemtë e Carlo Ancelottit me një fitore të thellë 4-0 ndërsa e nisën sezonin duke i rrëmbyer skuadrës merenges edhe Superkupën e Spanjës.

Në 6 ndeshje të luajtura këtë sezon bilanci thotë 4 fitore për Atleticon dhe dy barazime, Realit i duhet të përmirësojë këtë statistikë për të vijuar mbrojtjen e titullit në Champions League.
Shtuar më 20/03/2015, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori