Real-Barça, formacionet e mundshme
E gjithë Bota i ka sytë te "El Clasico". Dy klubet më të mira në botë, Real Madrid dhe Barcelona, të cilat mbartin një rivalitet historik, do të zbresin sot në mbrëmje në stadiumin legjendar të Madridit "Santiago Bernabeu" për të luajtur ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Teksa në kampionat katalanasit janë kthyer në dominues absolut duke lënë pas madrilenët me 15 pikë, ylli argjentinas, Lionel Messi, ka bërë diferencën duke iu kundërpërgjigjur me çdo formë konkurrentit të tij, Cristiano Ronaldo.

Me synimin për të fituar dopietën e titujve kombëtarë, Barça ka marrë të gjitha masat për të bërë ligjin edhe në tempullin e "Los Blancos".

Në letër katalanasit duken favoritë duke parë edhe mungesat e shumta që ka Jose Mourinho: Casillas, Pepe, Sergio Ramos, Carvalho, çka e ka detyruar të bëjë disa ndryshime në mbrojtje me Essien mbrojtës të krahur të djathtë, Carvalho dhe Varane në qendër dhe Albiol në të majtë, ndërkohë për Barçën mungon trajneri Tito Vilanova.

Të dy skuadrat do të luajnë me portierët e dytë, ndaj dhe kjo shihet si pika më e dobët e sfidës. /albeu.com/

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Adan; Essien; Carvalho; Varrane; Arbeloa; Khedira; Xabi Alonso; Modriç; Ozil; Ronaldo; Benzema. Tr: Jose Mourinho

Barcelona: Pinto; Alves; Pique; Puyol; Jordi Alba; Busquets; Xavi; Cesc; Iniesta; Messi; Pedro. Tr: Jordi Roura.
Shtuar më 30/01/2013, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori