Real bën gati ofertën për Medel (VIDEO)
Real Madridi ka filluar të konkretizojë interesimin e tij për futbollistin kilian të Sevilla, Gary Medel. "Estadio Deportivo", raporton se klubi madrilen ka piketuar te Medel zëvëndësuesin ideal të Lassana Diarra, i cili pritet të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë merkatos së verës.

Gary Medel ka kaluar një sezon të shkëlqyer me Sevillan dhe për këtë arsye, Los Blancos janë duke përgatitur ofertën për të, vlera e së cilës ende nuk është bërë publike. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2012, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori