Real bën goditjen e madhe dhe blen super sulmuesin që po bën namin në Angli?
Në Egjipt kanë filluar të ëndërrojnë të shohin një bashkëkombas të tyre të luaje me
Real Madrid.
Bëhet fjalë për Muhammad
Salah.
Presidenti i
Federatës së
Egjiptit, Hany Abo
Rida, ka thënë se gjatë verës
Real Madridi do të bëjë ofertë për sulmuesin pasi e dëshiron në "Santiago Bernabeu" një lojtar të kalibrit të 25 vjeçarit.
Salah u transferua te Liverpooli nga Roma për 34.4 milionë paund verën e kaluar. Ai ka shkëlqyer në Premierligë, duke shënuar 18 gola në 22 ndeshje.
"
Real Madrid do të bëjë ofertë për
Salah në verë", u shpreh
Rida.
"
Salah është duke shikuar që të përmirësojë lojën e tij. Është e qartë se nëse një lojtar egjiptian luan për një klub aq të popullarizuar në botë siç është
Real Madridi, do të ishte fantastike për futbollin egjiptian", shtoi numri një i
Federatës së Futbollit të
Egjiptit.
Shtuar më 22/01/2018,
ora 11:33