Real-Brussia, formacionet e mundshme
Borussia Dortmund është një pretendente për të fituar Champions League-n ka thënë Jose Mourinho një ditë përpara përballjes me gjermanët në Santiago Bernabeu. Dy javë më parë Borussia arriti të fitojë 2-1 përball madrilenëve në shtëpinë e saj, duke treguar se tashmë ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp është i gatshëm për të luftuar edhe për trofeun.

Ndaj dhe skuadra e Jose Mourinhos e ka përgatitur sa më mirë këtë ndeshje pasi është shumë e vështirë për ecurinë në Champions League.

Aktualisht Borussia kryeson grupin D me 7 pikë, Reali 6, Ajax 3 dhe Manchester City 1. /albeu.com/



Ja formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-2-31) - Casillas; Sergio Ramos; Varrane; Pepe; Arbeloa; Essien; X.Alonso; Di Maria; Ozil; Cristiano Ronaldo; Higuain. Tr: Jose Mourinho

Borussia Dortmund (4-2-3-1)- Weindefeller; Piszczek; Subotiç; Hummels; Schmelzer; Kehl; Gundogan; Grosskreutz; Gotze; Reus; Lewandowski. Tr: Jurgen Klopp.
Shtuar më 06/11/2012, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori