Ekziston mundësia që Zlatan Ibrahimoviç dhe Milan të ndahen gjatë merkatos së verës. Sipas asaj që raporton "Corriere dello Sport", sulmuesi suedez nuk ka mbetur indiferent nga sms e ardhura nga Jose Mourinho dhe nëse nuk mbetet i kënaqur nga blerjet e kuqezinjëve atëherë mund të vendosë të largohet nga San Siro.
Deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare në zyrat e Milanit por edhe drejtuesit e saj po e mendojnë një largim të bomberit, po të mendosh pagën e lojtarit (12 milionë
euro neto në sezon) dhe borxhin që i ka Barcelonës për kartonin e tij (16 milionë
euro).
Ibrahimoviç ka 15 ditë për të vendosur dhe më pas do të fokusoihet te
Euro 2012">
2012, por edhe dy
klube të tjera po e ndjekin me kujdes situatën e tij: Manchester City dhe PSG.
Pikërisht skuadra e Roberto Mancinit, i cili e ka trajnuar kur ishte te Inter, sipas tablodit anglez "Sun" i ofron suedezit një rrogë javore prej 300 mijë sterlinash ose 375 mijë
euro. Shifër kjo stratosferike dhe e parezisteueshme për çdo lojtar. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012,
ora 08:33