"Real dhe Chelsea? E pamundur tu thuash jo"
Edinson Cavani flet për të ardhmen e tij në një interivistë për revistën "Ocasion". I grumbulluar me kombëtaren e tij në Brazil për Kupën e Konfederatave, El Matador u shpreh se është shumë i lumtur për interesimin e skuadrave si Real Madrid apo Chelsea.

"Nuk di asgjë për të ardhmen time, tani mendon vetëm për Uruguaj. Kam dëgjuar zëra, por për momentin nuk ka asgjë konkrete dhe sot jam një lojtar i Napolit. Kushdo që ka besim te unë do ketë respektin tim maksimal. Real Madrid dhe Chelsea? Jam i lajkatuar nga ky interesim: kush do ti thoshte jo skuadrave të tilla?", është shprehur Cavani. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2013, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori