Real e përfundon kampionatin me fitore bindëse
Albeu.com
Kampioni i Spanjës, Real Madrid, ka fituar thellë 5-2 ndaj Levantes, në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll. Klubi mbretëror që në pjesë të parë pati një avantazh 3-0.Van Nistelrooy e hapi serinë e golave pas 22 minutash lojë, ndërsa Ramos gjashtë minuta më pas e dyfishoi rezultatin (28). Holandezi shënoi edhe një gol tjetër katër minuta para fundit të pjesë së parë (41).

Në minutën e 53-të, Levante ngushtoi disavantazhin në 3-1 me golin e Geijo, ndërsa dy minuta më pas Snijder shënoi një gol të shkëlqyer nga gjuajtja e lirë. Geijo shënoi edhe një gol të dytë për miqtë(64), por Sergio Ramos shënoi sërish për të vulosur rezultatin (78’).
Shtuar më 19/05/2008, ora 19:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori