Real-i bën gati zëvendësuesin e Modriçit
Pëlqej
Luka Modric akoma nuk e ka të sigurtë të ardhmen e tij nëse do të qëndrojë në Madrid apo do të largohet.

Trajneri i Real, Lopetegui është shprehur i qartë se dëshiron dhe do ta mbajnë mesfushorin në ekip, por insistimi i kroatit ka bërë që ai të kërkojë për mesfushor tjetër.

Në radarët e Real ndodhet Thigao Alcantara i Bayern i cili ka dalë si lojtar nga akademia e Barcelonës.

Para KupësBotës ai ishte shprehur se nuk e ka me nxitim rinovimin me Bayernin dhe se fillimisht do të fokusohej tek kupa e botës dhe do të shijonte momentin, duke mos menduar për të ardhmen.

27-vjeçari ka luajtur 3 sezone me Barcelonën para se të kalonte tek Bayerni i Guardiolës në 2014.
Shtuar më 10/08/2018, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori