Real-i e nis sot nga "ferri" pas zhgënjimit të Barcelonës
Të premten zyrtarisht ka startuar La Liga.

Surprizat nuk munguan me Athletic Bilbaon që shtangu në fund Barcelonën kampione në fuqi me një supergol të Aduriz.

E shtuna është dita e Real Madridit që do të bëjë debutimin në sezonin 2019/2020 në udhëtim ndaj Celta Vigos.

Në orën 17:00 Los Blancos i pret një ndeshje shumë e vështirë për më tepër që trajneri Zinedine Zidane nuk do të ketë të gatshëm yllin e ri të ekipit belgun Eden Hazard i cili është dëmtuar dhe do të humbasë tre sfidat e para të kampionatit.

Pavarsisht blerjeve të shumta në këtë merkato, si Hazard, Mendy, Militao, Jovic e Rodrygo që i kanë kushtuar Realit më shumë se 300 milionë euro, ndaj Celtas do të zbresë në fushë garda e vjetër, madje edhe Bale që ishte me valixhe në duar pritet ta nisë ndeshjen si titullar.

Në Vigo, Reali ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit në kampionat dhe shpreson që t’i buzëqeshë fati edhe sot për të krijuar menjëherë një diferencë prej tre pikësh ndaj Barçës në klasifikim.
Shtuar më 17/08/2019, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori