Real-Juve përplasen sërish, tani për yllin e Bayernit
Përballja Juventus - Real Madrid nuk merr fund kurrë!

Pas transferimit të Ronaldos në Torino, dy super klubet europiane po “përplasin brirët” për lojtarin e kombëtares me origjinë braziliane Thiago Alcantara.

Torinezët duan të bëjnë edhe një goditje të fundit në mesfushë për të kompletuar një merkato yjesh, por sic shkruan Onda Cero, mbi lojtarin e Bayern është hedhur Real Madrid që po kërkon një zëvendës për Mateo Kovacic, i cili u largua në drejtim të Chelsea.


Lojtari vlerësohet rreth 70 milion euro nga Bayern i Mynihut.
Shtuar më 11/08/2018, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori