Real Madrid: 23 milionë + Benzema për Suarez
Real Madrid nuk heq dorë nga Luis Suarez. Sipas asaj që shkruan sot britanikja "Daily Star", klubi madrilen ka gati një ofertë të re për merkaton e janarit ku do të tentojë të bëjë të tijin sulmuesin e Liverpool. "Los Blancos" ofrojnë 23 milionë euro plus kartonin e sulmuesit francez Karim Benzema.

Francezi ka një vlerë merkatoje prej 20 milionë eurosh dhe ka një kontratë në "Santiago Bernabeu" që skadon në vitin 2015, por për shkak të formës të dobët që po kalon është në konflikt të hapur me tifozerinë merengues.

Për Karim Benzema interesohet edhe Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2013, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori