Real Madrid, 60 milionë paund për Bale
Real Madrid nuk dorëzohet lehtë për Gareth Bale. 23-vjeçari uellsian i Tottenham pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës "Los Blancos". Pavarësisht përgënjeshtrimeve të shumta nga ana e klubit londibez, operacioni mund të konkretizohet shumë shpejt.

Sipas britanikes "Sunday Telegraph", Real Madrid mendon të ofrojë 60 milionë sterlina për lojtarin uellsian. Oferta e parë e bërë nga madrilenët ishte 50 milionë plus një lojtar. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2013, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori