Real Madrid, Ancelotti: Merkatoja? Çështje e mbyllur
Pëlqej
Real Madrid ndihet gati dhe i kompletuar për të nisur sezonin e ri. Trajneri Carlo Ancelotti u shpreh mjaft qartë në lidhje me merkaton, duke mos lënë asnjë shteg për spekulime: "Kapitulli i merkatos është totalisht i mbyllur dhe nuk do t’i rikthehemi për ta hapur sërish".

Në vijim tekniku italian u pyet rreth situatës së Khediras e Di Marias, si dhe për përfshirjen në formacion të Xabi Alonsos, Toni Kroos dhe Luka Modriç.

"Khedira dhe Di Maria janë lojtarë të Realit. Për Superkupën e Europës i zgjodha lojtarët në varësi të datës që u bashkuan me grupin. Përsa i përket Xabit, Kroos dhe Modric, të tre mund të luajnë bashkë dhe pa asnjë problem sepse kanë karakteristika të ndryshme", u shpreh tekniku italian.

Pas disa ditësh, "Los Blancos" do të përballen në një derbi me dy takime me Atleticon për Superkupën e Spanjës. Ancelotti është optimist se Modriç, Bale, Isco e Pepe do të jenë gati e po kështu edhe super ylli portugez i madrilenëve.

"Cristiano është shumë mirë dhe është stërvitur pa asnjë problem pas Superkupës së Europës. Besoj se do të jetë plotësisht gati edhe për Superkupën e Spanjës. Deri atëherë ka ende kohë", përfundoi Ancelotti. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori