Real Madrid, Ancelotti: Nuk duhet të gabojmë më
Kampionati ende i hapur por duhet një finale perfekte: Carlo Ancelotti karikon Real Madrid në vigjilje të sprintit final të sezonit.

"Jemi të bindur se kampionati është ende i hapur, skuadra është mirë dhe ka entuziasëm. Mund të fitojmë La Ligan por nuk duhet të gabojmë dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet. Fizikisht jemi më mirë se sezonin e shkuara dhe prilli është një muaj plot me impenjime dhe duhet të bazohem te i gjithë ekipi. Nuk duhet ti bëjmë llogaritë mbi Barcelonës, duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe kjo nuk është një utopi", ka thënë Ancelotti, përcjell Portali Albeu.


DANILO - Ancelotti foli edhe për blerjen më të fundit, atë të Danilos nga Porto: "Është një goditje e madhe, një prej futbollistëve në Europë por do të jetë këtu vitin e ardhshëm. Tani kemi Carvajal dhe Arbeloan dhe në të gjitha skuadrat e mëdha ka konkurrencë". /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori