FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Real Madrid arrin marrëveshjen me Alisson Becker
Pëlqej
Real Madridi ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Alisson Becker, por Roma kërkon 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Sipas Mundo Deportivo, Los Blancos kanë ofruar 60 milionë euro për portierin brazilian, por kërkesa e Giallorossëve është më e madhe.

Agjenti i Alisson, Ze Maria, ka arritur marrëveshje me Realin për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me opsionin për vazhdimin edhe për një vit tjetër.

Mirëpo, Los Blancos kanë ofruar 55 milionë euro plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh, ndërkohë që Roma kërkon 80 milionë euro për numrin 1 të Brazilit.

Vet Alisson dëshiron që ta zgjidhë situatën para se kombëtarja e tij ta zhvillojë ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 00:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori