Real Madrid-Athletic Bilbao, formacionet zyrtare
Pas pak minutash starton në "Santiago Bernabeu" Real Madrid-Atheltic Bilbao, ndeshja e vlefshme për javën e tretë të Primera Division. Djemtë e Carlo Ancelottit vijnë në këtë takim me pikë të plota pas dy fitoresh, ashtu si edhe baskët, të cilët kanë bërë një start sezoni shumë të mirë.

Ancelotti sërish ka preferuar Diego Lopez në portë duke lënë sërish në stol Iker Casillas. Në mesfushë mungon Mesut Ozil, vendin e të cilit e ze Khedira.

Nga ana tjetër, Bilbao do ti besojë sulmit Aduriz, i cili do të ndihmohet nga Munianin, Susaeta dhe Benat. /albeu.com/

Formacionet:

Real Madrid: (4-2-3-1) Lopez, Arbeloa, Sergio Ramos, Pepe, Marcelo, Khedira, Modriç, Isco, Di Maria, Ronaldo, Benzema. Tr. Ancelotti

Atheltic Bilbao: (4-3-3) Iago, Iraola, Gurpegi, Laporte, Balenziaga, Iturraspe, M.Rico, Benat, Susaeta, Munianin, Aduriz. Tr: Valverde
Shtuar më 01/09/2013, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori