Ndeshje spektakolare në Santiago Bernabeu mes Real Madridit dhe
Bayern Munich, ku pas gjuajtjes së penalltive,
Bayern Munich u kualifikua për në
finalen e Champions.
Goli i parë për Realin erdhi nga panalltia përmes Cristiano Ronaldos (6').
Nuk zgjati shumë dhe madrilnët sërish arritën të shënojnë.
Pas një pasimi të saktë nga Mesut Ozil, në minutën e 14-të portugezi Ronaldo sërish shënoi për 2-0.
Por tërë këtë entuziazëm e zbehu
goli i Arjen Roben nga penalltia (27'), 2-1.
Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të 90 minutshit kështu që skuadrat u detyruan të zhvillojnë vazhdimet për ta gjetur fituesin.
Edhe pas zhvillimit të 30 minutshit shtesë, rezultati ka mbetur i pandryshuar.
Pas ekzekutimit të penaltive më të saktë u treguan gjermanët të cilët në
finalen e 19 majit në Allianz Arena do të luajnë kundër Chelseat.
Në gjuajtjet e penalltive, gabuan Ronaldo, Kaka dhe Sergio Ramos. /albeu.com/
Bayern Munich ne finalen e Champions
Shtuar më 25/04/2012,
ora 22:22