Real Madrid befasohet në "Santiago Bernabeu", bllokohet nga Celta Vigo (VIDEO)
Real Madridi do të dalë me një barazim 2-2 nga Santiago Bernabeu pas sfidës së luftuar me Celta Vigon.

Ishte një ndeshje me gola dhe emocione, në fund, megjithëse Reali dominoi, nuk mund të thuhet se Celta nuk e meritoi pikën pasi ka bërë një ndeshje të mirë, sidomos në mbrojtje.


Smolov ka shënuar golin e avantazhit për miqtë pas 7 minutave lojë. Toni Kroos ka barazuar pas shumë tentativave në pjesën e dytë.

Ramos ka shënuar golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë. Kur u duk sikur Reali do të arrinte ta menaxhonte rezultatin deri në fund, Celta ka goditur përsëri vendasit me Mina.

Reali ruan vendin e parë, ndërsa Vigo ka marrë një pikë të rëndësishme për mbijetesën.
Shtuar më 16/02/2020, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori