Real Madrid behete gati per Arshavin
Pëlqej
Albeu.com
Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, Real Madridi është duke u përgatitur të dërgojë ofertë në drejtim të Zenit St Petersburg, për të marrë shërbimet e yllit Andrei Arshavin.
Pas dështimit të sulmit në ndeshjet kundër Juventusit dhe Almerias së fundi, Real Madridi ka caktuar si prioritet të gjejë një sulmues kreativ gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sipas mediave spanjolle sulmuesi i Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin, është duke kryesuar në listën e dëshirave të klubit spanjoll, pasi 27-vjeçari deklaroi një javë më parë se nuk do të mbetet më në Zenit.

Sportivja AS shkruan se kampioni i Spanjës është duke menduar ta sjellë Arshavin në Bernabeu si huazim deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm, para se të marrë shërbimet e tij për një shumë prej afro 30 milionë euro.
Shtuar më 11/11/2008, ora 16:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori