Real Madrid-Benfica, gati akordi për Coentraon
Real Madrid është favorit për transferimin e mbrojtësit të majtë të Benficës, Fabio Coentrao. Skuadra e Benficës dhe ajo e Realit janë futur në bisedime për transferimin e mbrojtësit.

"Correio da Manha" thotë se Benfica ka pranuar ofertën e Real Madrid prej 25 milionë €, por mund të fitoj edhe 5 milionë të tjera në bazë të paraqitjeve të lojtarit dhe sukseseve.

Portugezi kërkohet edhe nga disa skuadra angleze si: Chelsea, Manchester City dhe Arsenal. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2011, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori