Real Madrid çmendet pas yllit të Chelseat
Pëlqej
Real Madrid dëshiron të transferojë mesfushorin e Chelseat, N'Golo Kante.

Sipas Don Balon, madrilenët janë gati të shpenzojnë deri në 140 milionë euro, vetëm për të sjellë në Madrid francezin.

Trajneri Solari por edhe presidenti Florentino Perez mendojnë se Kante ka klasin për të marrë në dorë frenat e ekipit “merengues”, ndaj janë gati të bëjnë çmendurira për ta sjellë në Madrid.

Forma e dobët në ndeshjet e fundit, kanë bërë që Real të ketë më shumë nevojë për një mesfushor mjaft punëtor si Kante.
Shtuar më 13/11/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori