Real Madrid dhe Chelsea arrijnë një tjetër marrëveshje për mesfushorin kroat
Skuadra e Real Madrid i ka ofruar Chelsea mundësinë që të vazhdojnë marrëveshjen në lidhje me huazimin e mesfushorit kroat Mateo Kovacic të "blues'. Mesfushori 25-vjeçar kroat është nën kontratë me klubin "merengues", por nga gushti i vitit të kaluar ai është transferuar te londinezët në formë huazimi.

Marrëveshja mes klubeve skadon në fund të këtij sezoni. Gjithsesi, Real synon që të lërë sërish lojtarin në Londër edhe një tjetër vit. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Daily Star”, që shton se Chelsea ka pranuar të mbajë lojtarin, por ka ende disa pikëpyetje.

Fjalën përfundimtare për qëndrimin apo jo të Kovacic te Chelsea do ta thotë trajneri, ai aktual Sarri nëse italiani qëndron apo trajneri i ri. Këtë sezon, mesfushori kroat, nënkampion i botës, ka luajtur 29 ndeshje në total me Chelsea, por nuk ka realizuar asnjë gol. /albeu.com/




Shtuar më 26/04/2019, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori