Real Madrid, ekipi që do dominojë 5 vitet e ardhshme? (FOTO LAJM)

Navas - 27 vjeç
Pëlqej
Pasi fitoi Champions League-n e dhjetë në histori para disa muajsh në Lisbonë Real Madrid do të tentojë të fitojë sot në mbrëmje në Cardiff, përballë Sevillas, edhe Superkupën e Europës, e cila mungon që prej vitit 2002.

Nëse sheh formacionin me të cilin pritet të nisë ndeshjen Carlo Ancelotti nuk mund të kesh asnjë dyshim se cila skuadër do të triumfojë, por mediat angleze dhe jo vetëm e shohin ekipin mbretëror si dominues në futboll edhe për 5 vitet e ardhshme.

Kjo lidhet jo vetëm me emrat që ka në skuadër, që në total vlejnë rreth 530 milionë sterlina (300 milionë euro vetëm sulmi: Ronaldo, Bale, Rodriguez dhe Benzema) por edhe për moshën mesatare të skuadrës që është vetëm 25-vjeç.

Më i vjetri në skuadrën që iu servirim më sipër është Cristiano Ronaldo me 29 vite mbi shpinë, ndërsa pas tij vijnë Modriç dhe Ramos me 28 dhe pjesa tjetër është nën 25 vjeç.

Sa do t'ia arijë Real Madrid të dominojë futbollin? Kjo mbetet për tu parë.../albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori