Real Madrid është i qartë, zëvendësuesi i Benzemas është vetëm Icardi
Pëlqej
Sipas asaj që mëson e përditshmja Italiane Tuttosport, drejtuesit Madrilen po mendojnë seriozisht mundësinë e transferimit të Mauro Icardi në merkatot vijuese, pasi në klubin Madrilen sulmuesin Argjentinas e konsiderojnë pasuesin e Karim Benzemas.

Gjithnjë sipas Tuttosport, Zidane është një fans i Mauro Icardi dhe është shumë i vetëdijshëm si dhe i informuar për startin impresiv që Argjentinasi ka bërë këtë sezon. Inter nga ana tjetër, i vetëdijshëm për interesimin e Real Madridit, është gati për të diskutuar rinovimin e kontratës me sulmuesin, përcjell Albeu.com.

Marrëveshja aktuale e Icardit ka një klauzolë largimi prej 110 milion euro dhe klubi zikaltër është i vendosur për t’a ngritur këtë klauzolë gjatë këtij sezoni, sepse me këtë treg të çmendur dhe me Real Madridin të interesuar, Icardi vështirë se mund të jetë lojtarë i Interit sezonin tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori