Real Madrid fiton 500 milionë euro vetëm nga faqja e internetit
Real Madrid ka arritur të bëjë një lëvizje mjaft fitimprurëse për të ardhmen, me një kontratë dhjetëvjeçare që do t’i garantojë 500 milionë euro.

Sipas “El Confidencial”, Florentino Perez ka një akord parimor me kompaninë amerikane “Providence Equity Partners”, nëpërmjet të cilit, klubi i dorëzon të drejta e imazhit në internet për një dekadë, duke fituar shifrën e mësipërme. Kompania në fjalë zotëron 25% të aksioneve të “Soccer United Marketing” kompanisë e cila menaxhon të drejtat e kampionatit amerikan të futbollit, MLS.

Faqja e internetit e Real Madrid është më e vizituara në botë mes atyre që u përkasin ekipeve të futbollit, me 1,35 milionë përdorues unik, sipas të dhënave të fundit të dhjetorit 2016, një fluks katër herë më i madh se faqja e Barcelonës.
Shtuar më 07/02/2017, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori