Real Madrid fiton në transfertë ndaj Malagas (VIDEO)

Pëlqej
Real Madridi i është kthyer fitoreve në La Liga pas barazimit me Atleticon në “Santiago Bernabeu”.

Djemtë e Zinedine Zidane triumfuan 1-2 në transfertë ndaj Malagas me golat e Iscos (29’) dhe Casemiros (63’), kurse për vendasit në fund shënoi Roland.

Në këtë ndeshje nuk luajtën; Ronaldo, Bale, Modric, Varane, Kroos e Marcelo – dy të fundit ishin të ftuar por e shikuan ndeshjen nga stoli.

Reali tashmë ka rrëmbyer pozitën e tretë me 67 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Valencia e vendit të katërt. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori