Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Real Madrid gati 80 milion euro për Icardin?
Real Madrid do të duhet të paguajë 80 milion euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Interit Mauro Icardi, e ardhmja e të cilit në Milano po duket gjithnjë e më e pasigurt, thotë gazeta "Diario AS".

Sipas raporteve të mëparshme, ylli i Argjentinës ka një klauzolë lirimi prej 110 milion eurove me gjigandët milanezë por ka qënë një nga emrat më të lakuar për një transferim të mundshëm të Real Madridi.

Kujtojmë se sulmuesi është zhveshur edhe nga posti i kapitenit të Nerazzurrëve këtë vit dhe nuk është paraqitur në ekipin për gjashtë javët e fundit. Kjo situatë duket se favorizon shumë Real Madridin. /albeu,.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori