Real Madrid, gati rinovimi për Pepe-n
Gjatë gjithë 2014-s është folur pak për të, por Kepler Laverran Lima Ferrieira i njohur nga të të gjithë me emrin Pepe ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë në sukseset e shumta të arritura nga Real Madrid. Në 2014-ën ai është treguar thjeshtë fantastik dhe sëbashku me Sergio Ramos-in e ka kthyer mbrojtjen e "Los Blancos" në të pakalueshme, për më tepër që 2014-ta e Pepes do të mbahet mend edhe për golin që futbollisti i kombëtares portugeze i shënoi Barcelonës në El Clasicon e muajit tetor.

Paraqitjet fantastike të 31-vjeçarit gjatë vitit të kaluar kanë bërë që drejtuesit e klubit spanjoll të bëjnë gati një kontratë të re për të pasi marrëveshja aktuale e Pepes me kampionët e Europës skadon në verën e vitit 2016.

Sipas asaj që raporton "Fichajes.net", Reali pritet ti ofrojë Pepes një kontratë të re me një kohëzgjatje më të madhe pasi trajneri i skuadrës merengues Carlo Ancelottit kurrësesi nuk dëshiron të privohet nga mbrojtësi me origjinë braziliane.

Për portugezin interesohen klube të tilla si Manchester United dhe Manchester City, dhe për të mos rrezikuar me një largim të mundshëm të tij, drejtuesit e klubit Blanco e kanë gati kontratën e re. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2015, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori