Real Madrid gjen zëvendësuesin e Gareth Bale
Pëlqej
Real Madrid ka zgjuar interesimin për mesfushorin e Bayer Leverkusen, Leon Bailey për të cilin Florentino Perez është i gatshëm të ofrojë plot 60 milionë euro.

20-vjeçari shihet në Madrid si zëvendësuesi i mundshëm i Gareth Bales që me shumë mundësi po bën gati valixhet për një tjetër destinacion.

Bailey gjatë këtij sezoni shënoi 12 gola por nuk arriti dot ta kualifikojë skuadrën e tij në Champions League.

Tashmë raportohet se Leverkusen ka probleme financiare dhe do detyrohet ta shesë talentin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori