Real Madrid hap thesin, 280 milion euro për Mbappe
Një lajm bombë vjen pak minuta më parë nga "France Fotball", teksa kjo revistë bën të ditur se Real Madrid është gati të ofrojë 280 milion euro për të rrëmbyer Kylian Mbappe nga Paris Sanit-Germain, shkruan Albeu.com.

Në fakt është Zidane ai i cili kërkon me cdo kusht bashkombasin e tij në Santiago Bernabeu, teksa numri një i stolit francez shpreson se me ardhjen e Hazard dhe të Pogba mund të hapë një epokë të re të galaktikët.

Ndërkohë në rast se Mbappe do të transferoje në Madrid për 280 milion euro ai do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në planet pasi deri më tani rekordin e mban transferimi Neymar te PSG-ja në vitin 2017 për 220 milion euro. /albeu.com/

Shtuar më 08/05/2019, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori