Real Madrid i gatshëm të paguajë klauzolën e Reus
Marco Reus në orbitën e Real Madrid. Zërat për një transferim të mundshëm të gjermanit në Spanjë bëhen edhe më të shpeshtë gjatë ditëve të fundit. Sipas "El Cofidencial", 25-vjeçari, sezonin e ardhshem do të largohet nga "Signal Iduna Park" për të luajtur në "Bernabeu".

Portali spanjoll siguron se në fund të 2014-ës disa emisarë të klubit madrilen kanë udhetuar në Gjermani për t'u takuar personalisht me lojtarin e Borussias. Ata e siguruan sulmuesin se klubi mbretëtor është i gatshëm të paguajë klauzolën e vendosur për të nga Borussia, plot 25 milionë euro.

Gjatë pesë sezoneve të tij të para në Madrid, Marco Reus parashikohet të përfitoje rreth 7 milionë euro në sezon. Viti 2014 ka eklipsuar karrierën e lojtarit të Kombëtares së Gjermanisë për shkak të dëmtimeve të shumta. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori