Real Madrid i trembet situatës së Dani Carvahalit
Edhe pse diagnosa e vërtetë e sëmundjes të Dani Carvajal nuk është bërë akoma plotësisht e ditur, në kampin Madrilen ka filluar të ndjehet frika për rikuperimin e 25 vjeçarit.

Anësori Madrilen, që ka qenë gjithmonë një titullar që nga rikthimi i tij nga huazimi i suksesshëm tek Bayer Leverkusen, mungoi në ndeshjen e së Shtunës ndaj Espanyol pasi u diagnostikua me një problem në zemër dhe si rrjedhojë nuk ka mundur t’i bashkohet ekipit kombëtar.

Klubi është i vendosur për të mos nxituar rikthimin e lojtarit dhe të vendosë në rrezik shëndetin e tij, pavarësisht rëndësisë së madhe që ai ka në skuadrën e Zinedine Zidane.

Deri në diagnosën e shpalosur disa ditë më parë, Carvajal ishet lojtari i vetëm që kishte kompletuar të gjitha 990 minutat për Real Madridin nga formacioni startues këtë sezon dhe disa ditë më parë zgjati kontratën e tij deri në vitin 2022.

Ky rast specifik, që nuk shihet shpesh në futboll, është qartësisht shumë i ndjeshëm dhe për rikthimin e tij në fushë do të vendosin mjekët specialistë të kësaj lëmie.

Sidoqoftë, pavarësisht shqetësimeve në Madrid, burimet e afërta me lojtarin sugjerojnë që ai do të jetë jashtë vetëm për disa javë dhe mund të përfshihet në skuadrën e Zidane më shpejtë se sa që mendohet.

Klubi nuk ka shumë alternativa në krahun e tij pas shitjes së mbrojtësit Brazilian Danilo tek Manchester City dhe aktualisht i vetmi lojtarë që mund të bëje anësorin e djathtë është lojtari i akademisë, 19 vjeçari Achraf Hakimi. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori