Presidenti i Shoqatës së Vlerave të Madridismit, Carlos
Mendoza, është shprehur shumë i shqetësuar për gjendjen ekonomike të
Real Madrid, duke dalë kundër presidentit Florentino
Perez, i cili në Asamblenë e zhvilluar pak javë më parë u shfaq shumë optimist për aspektin ekonomik.
"Reali ka një borxh prej 541 milionë eurosh, ndërsa Florentino
Perez flet vetëm për borxhin prej 90 milionë eurosh që u ka
bankave. Por Reali nuk u ka borxh vetëm
bankave, por edhe futbollistëve, punonjësve, administratës dhe shumë bizneseve që bashkëpunojnë me të", është shprehur
Mendoza.
Real Madrid shpenzoi vetëm këtë verë 101 milionë euro për Gareth Bale, 38,9 milionë për Illarramendin dhe 30 milionë për Iscon. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013,
ora 14:46