Real Madrid interesohet pёr Balotellin
Albeu.com
Sipas mediave spanjolle, Real Madrid ёshtё duke pёrgatitur tё paguajё 14 milionё funte pёr sulmuesin e Interit, Mario Balotellin.
18-vjeçari ka bёrё njё hap mё para nё krahasim me sezonin e kaluar dhe tash shpesh ёshtё nё pёrbёrjen startuese tё trajnerit tё ri Jose Mourinho.

Sipas informatave tё mediave spanjolle, trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster ёshtё impresionuar nga futbollisti i ri i Interit.

Kampioni spanjoll ёshtё i gatshёm tё paguajё rreth 14 milionё funte pёr Balotellin, veçanërisht pas spekulimeve se edhe Chelsea ёshtё interesuar pёr kёtё futbollist.
Shtuar më 04/10/2008, ora 17:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori