Real Madrid interesohet për sulmuesin e Manchester United
Pëlqej
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, po shihet me shumë interes nga klubi i Real Madridit për afatin kalimtar të verës.

Kontrata e francezit me “Djajtë e kuq” do të skadojë këtë verë dhe pavarësisht kësaj, ai nuk është afër rinovimit.

Gazeta britanike “The Sun” raporton se Martial shumë shpejt do të takohet me klubin për të diskutuar rreth kontratës së re, por RMC Sport shkruan se Real Madridi është duke e monitoruar këtë situatë.

Martial mund ta konsiderojë largimin nga “Old Trafford” sepse këtë sezon është duke luajtur një rol më pak të rëndësishëm me Jose Mourinhon trajner dhe e ardhmja e tij në klub është zbehur edhe më shumë me ardhjen e Alexis Sanchezit.

Ai është lënë në stol në tri nga katër ndeshjet e fundit për Manchester United.

Përveç Realit, edhe Tottenham dhe Inter janë të interesuara për 22-vjeçarin. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori