Real Madrid ka gati mega ofertën për yllin e Liverpoolit
Florentino Perez duket se e dëshiron Roberto Firminon me çdo kusht në skuadrën e tij.

Liverpool është raportuar se do të pranojnë një ofertë të “çmendur” nga Real Madrid, të cilët po synojnë sulmuesin brazilian të “The Reds”.

Siç raporton “Don Balon”, Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro + shërbimet e Marcos Asensios për të siguruar shërbimet e Roberto Firmino.

Firmino ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Jurgen Klopp gjatë këtij sezoni dhe sezonit të kaluar, duke luajtur për mrekulli si 9 fals. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori