Real Madrid kërkon Boateng
Paraqitja fantastike e Kevin Prince Boateng me fanellën e Milanit ka bërë për vete të gjitha klubet e Evropës, të cilat nuk frikësohen aspak nga dëmtimet e shumta të ganezit. Dhe, me sa duke klubi i fundit, i cili synon t’ia marrë Milanit nga gjiri i saj mesfushorin ganez, është Real Madridi i Jose Mourinho.

Kontrata e mesfushorit 25-vjeçar me kuqezinjtë skadon në qershor të vitit 2014 dhe klubi madrilen për t’ua prishur mendjen drejtuesve kuqezi ta shesin mesfushorin, ofrojnë shumën e 25 milionë eurove. Gjithashtu ekziston mundësia që Reali të përfshijë në tratativat me kuqezinjtë edhe kartonin e ish-milanistit Rikardo Kaka, rikthimin e të cilit në "Milanello" presidenti Silvio Berlusconi e shikon me sy të mirë.

Por, edhe pse duket e vështirë që Milani të heqë dorë nga një prej elementëve të vetë më të mirë, në merkato gjithçka është e mundur. Ndërkohë mediat italiane e shikojnë transferimin e Kevin Prince Boanteg në Madrid më se të mundshëm. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori