Sipas së përditshmes sportive spanjolle "AS, klubi i
Real Madrid po ndjek mbrojtësin e Interit, japonezin Yuto Nagatomo, për të cilin duket se të dy klubet kanë patur një bisedë paraprake mes tyre. Japonezi është kthyer në titullar tek
skuadra e Andrea Stramaccionit, ndërsa paraqitjet e tij kanë qenë mjaft
pozitive këtë sezon.
"Los Blancos" mësohet se e kanë kërkuar mbrojtësin e krahut për sezonin e ardhshëm, ndërsa
skuadra e Massimo Morattit ka kërkuar plot 20 milionë eruo për kartonin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2013,
ora 16:30