Real Madrid largon një brazilian nga skuadra
Real Madrid dhe Cruzeiro kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit brazilian, Lucas Silva.

Braziliani për shkak të problemeve me zemër nuk ka luajtur asnjë ndeshje që prej kthimit në Real pas huazimit 6 mujor në Marseille, por tashmë do të ketë mundësi të luaj në Cruzeiro.

Real Madrid dhe Cruzeiro kanë arritur marrëveshje për huazimin e Lucas Silvas deri me 30 qershor të vitit 2018”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës spanjolle. /Albeu.com/

Shtuar më 31/01/2017, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori