Real Madrid mbush xhepat, nënshkruan kontratën historike
Real Madrid dhe kompania e madhe Adidas kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e një marrëveshje që kap vlerën prej 1.6 miliardë euro.

Kompania gjermane do të dizajnoj fanellat e Real Madridit për 12 vitet e ardhshme, dhe kjo marrëveshje do t’u sjellë të ardhura "Los Blancos" prej 120 milionë euro në sezon.

Kjo është marrëveshja më e madhe e arritur nga Real Madrid në histori të klubit.

Sipas marrëveshjes, Madridi do të përfitoj 20 % nga shitja e produkteve të tyre, gjithashtu edhe 9 milionë euro material për të gjitha ekipet e klubit.

Adidasi do të ketë hapësirën e vet në "Santiago Bernabeun" e ri, me dyqanin që pritet të jetë brendi më i madh në botë.

Kujtojmë se marrëveshje me Adidas kanë edhe Bayern Munich, Arsenal dhe Manchester United.
Shtuar më 20/04/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori