Real Madrid merr vendimin për të ardhmen e James Rodriguez
James do të kthehet në Real Madrid për t'u shitur. Është ky lajmi më i fundit që vjen nga prestigjozja Mundo Deportivo ku bën me dije se Zidane do shesë klomubianin për të bërë afrime te reja

James Rodriguez qëndron prej 2 sezonesh i huazuar te Bayern Munich, por Kolmbiani nuk do të blihet nga bavarezët bën me dije e përditshma spanjolle.

Sipas faqes Transfermarket, James Rodriguez ka një vlerë tregu prej 65 milionë eurosh.

Një shifër e cila, së bashku me disa futbollistë të tjerë të cilët janë gjithashtu në shitje, do të ndihmojë klubin për të blerë lojtarë me emër ku në listë janë Pogba dhe Eden Hazard. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori