Real Madrid mposht Gironan dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit (VIDEO)
Real Madridi ka fituar me rezultat 1-3 ndaj Gironas duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Benzema ishte përsëri kryefjala e kësaj përballje ku shënoi dy gola të bukur gjatë pjesës së parë.

Ishte minuta e 27' kur francezi mori një top të mirë nga Carvajal dhe me t’u liruar lanson një goditje me këmbën e majtë për të përfunduar topi në rrjetë.

Rezultati dyfishohet përsëri në minutën e 43' me Karim Benzemas që realizon golin e dytë personal.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për vendasit të cilët sulmojnë por që Real Madrid mbrohet mirë dhe arrin që të dal përpara.

Megjithatë, Girona ngushton rezultatin në minutën e 71' ku shënon Pedro Porro.

Reali nuk u ndal, pasi në minutën e 76' duke i vënë kapakun kësaj ndeshjeje.

Kështu Real Madrid kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2019, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori