Real Madrid mund ta fillojë sezonin e ri me një rekord
Pëlqej
Real Madridi fillon mbrojtjen e titullit të La Ligas këtë mbrëmje ndaj Deportivo La Corunas në stadiumin Riazor nga ora 22:15.

Në 8 sezonet e fundit klubi Madrilen asnjëherë nuk e ka humbur ndeshjen e parë të kampionatit, ku ka arritur 5 fitore dhe ka barazuar në 3 raste tjera.

Këto 5 fitore Real Madridi në ndeshjen e parë të La Ligas në 8 sezonet e fundit i shënoi ndaj: Deportivos, Zaragozas, Real Betisit, Cordobas dhe Real Sociedadit. Ndërsa 3 barazimet i ka arritur ndaj Mallorcas, Valencias dhe Sporting Gijon.

Ndeshja e sontme e Real Madridit ndaj Deportivos do të jetë hera e 5-të që klubi Madrilen e fillon sezonin e La Ligas ndaj tyre, raporton Realmadridalbania.onfo. Rezultatet e 4 ndeshjeve të mëparshme ishin këto; një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Gjithashtu, Real Madridi ka fituar 4 ndeshjet e tyre të fundit ndaj Deportivo La Corunas në stadiumin e tyre.
Shtuar më 20/08/2017, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori