Real Madrid, Navas: Unë titullar? Mendoj të punoj fort
Pëlqej
Real Madrid njoftoi në mënyrë zyrtare blerjen e Keylor Navas. Klubi merengues publikoi në faqen e tij zyrtare komunikatën ku lexohet: "Real Madrid dhe Levante arritën akordin për transferimin e lojtarit Keylor Navas", që lidhet me klubin për 6 sezonet e ardhshme.

Keylor Navas që ka firmosur deri në vitin 2020 do të prezantohet nesërnë orën 13:00 në tribunën e nderit të stadiumit "Santiago Bernabeu" pasi të ketë kryer vizitat mjekësore rutinë.

Më pas Keylor Navas do të shkelë për të parën herë barin e "Santiago Bernabeut" me fanellën e Real Madrid dhe do të paraqitet para mediave në sallën e konferencave të shtypit.

Fjalët e para si futbollist i Real Madrid për Keylor Navas.

"Jam shumë i lumtur, mezi pres të filloj. Unë titullar? Erdha këtu me përulësi , mendoj të punoj shumë", tha portieri kostarikan, i cili shkëlqeu gjatë Kupës së Botës "Brazil 2014". /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori