Real Madrid në ankth për dëmtimin e yllit të skuadrës
Real Madridi është ndarë vetëm me një barazim pa gola kundër Atletico Madridit.

Por përveçse humbi një dy pikësh të vlefshëm në La Liga, Real Madrid ka marrë edhe një goditje të rëndë.

Bëhet fjalë për uellsianin, Gareth Bale i cili u detyrua ta linte ndeshjen kundër Atletico Madridit në gjysmë për shkak të një lëndimi muskulor në këmbën e tij.

Kjo pritet që ta lërë disa javë jashtë fushave, Balen, megjithatë ekzaminimi mjeksor pritet të dal ditn e sotme.

Kujtojmë se lëndimet kanë qenë problemi më i madh i Bales gjatë karrierës së tij në Real Madrid. Vitin e kaluar, ai i humbi ndeshjet e muajit tetor dhe nëntor për shkak të lëndimeve, dhe arriti të luajë në vetëm 26 ndeshje brenda sezonit. /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2018, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori